U sëmur me grip, vdes tragjiksht bodybuilder-i (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një bodybuilder 21-vjeçar nga Pittsburgh, Pennsylvania ka vdekur disa ditë pasi u sëmur me grip.

Kyle Baughman merrej me aktivitet fizik përpara se të sëmurej me grip dhe vdiq pak pasi e kaloi atë.

Baughman punonte si një trajner personal dhe ishte kthyer në shtëpi për pushimet, kur nëna e tij e vuri re që dukej keq, përcjell albeu.com

Sipas nënës së tij, 21-vjecari kishte një kollë e butë dhe ankohej për dhihmbje në gjoks.

Në atë kohë, ai thjesht ulej për t'u çlodhur, duke menduar se do të ishte mirë për pak orë dhe se ishte vetëm një rast i gripit.

Megjithatë, 48 orë më vonë, gjendja e Baughman u përkeqësua me shpejtësi dhe u dërgua me ethe në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pitsburgut.

Në spital, Baughman vdiq pas disa orësh.

Sipas mjekëve i riu ishte prekur nga Sepsis , e cila ndosh kur trupi reagon ndaj një infeksioni duke sulmuar organet dhe indet e veta.

Ndërsa kjo është një kusht kërcënues për jetën, mund të trajtohet lehtësisht nëse kapet mjaft herët.

Simptomat mund të identifikohen si më poshtë:

Konfuzion
Çrregullime ekstreme ose dhimbje të muskujve
Urinim i shpeshtë
Lodhje te madhe fizike
Lëkurë e zbehtë

Prindërit e Baughman shpresojnë se rasti i djalit të tyre do të nxisë njerëzit që të kërkojnë ndihmë urgjente mjekësore nëse përjetojnë ndonjë nga këto simptoma. /albeu.com/






















Shtuar më 12/01/2018, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori