U rrëzua në mes të skenës, Tayna i mburret publikisht fansit (FOTO LAJM)

Disa ditë më parë një incident i vogël i ndodhi reperes së njohur, Tayna.

Ajo u rrëzua teksa performonte në skenë dhe kjo video u bë virale duke marrë vëmendjen maksimale nga portalet dhe rrjetet sociale.

Së fundmi reperja reagoi për herë të parë lidhur me këtë rast, teksa një ndjekëse i ka komentuar në një nga postimet e saj duke i thënë nëse ka frikë se mos rrëzohet prapë.

"Po thu që mi marr sa i marr unë, s’ishe rrzu edhe ti a?", iu kthye Tayna duke ju referuar pagesave të larta që merr në koncerte.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte se pas rrëzimit, Tayna buzëqeshi dhe vazhdoi të performonte sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Shtuar më 11/03/2020, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori