U përfol se është lidhur me Shpat Kasapin, reagon Rovena Stefa (FOTO LAJM)

Një fotografi që Rovena e hodhi në Instagram ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme mes saj dhe këngëtarit Shpat Kasapi.

Në fotografinë e publikuar shihet Rovena, Shpati dhe nëna e këngëtarit duke darkuar së bashku.

E kontaktuar nga Lajmi.net këngëtarja Rovena Stefa e ka mohuar kategorikisht se ka ndonjë lidhje me Shpatin dhe tregoi gjithashtu se përse është realizuar fotografia mes tyre.

"Jo aspak e vërtetë, se uëe e Shpati jemi miq të mirë e shokë në profesion, këndojmë në dhjetëra koncerte apo dasma bashkë dhe kemi dhe njohje familjare, ajo foto u bë gjatë nje koncerti javën që shkoi, të shtunen në Piacenza Itali, e kaq, nuk e di pse gjithmonë aludohet pa u siguruar, është një kaos i madh informacionesh e askush nuk po mban pergjegjësi.

Shume shpejt do vijë fundi i gjithë këtij "qejfi" nga disa minj portalesh që për momentin po kënaqen të përbaltin emrat publikë", ka thënë Rovena. /albeu.com/


Shtuar më 15/11/2017, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori