Pamje apokaliptike nga Rusia, vullkani e kthen vendin në qytet ‘fantazmë’

Pamje të reja apokaliptike në Rusi, vullkani e kthen vendin në qytet ‘fantazmë’

Një nga vullkanet më aktivë të Rusisë shpërtheu sot, duke mbuluar me hi qytete të tëra dhe fshatra.

Vullkani Sivelich shpërtheu pak pas mesnate dhe për gjashtë orë hodhi hi në një sipërfaqe prej 108,000 kilometrash katrorë, sipas Shërbimit Gjeofizik të Akademisë Ruse të Shkencave Kamchatka.

Lava e dalë nga vullkani shkriu borën, e cila u kthye në baltë, ndërsa zona të mëdha janë mbuluar me shtresa hiri 8.5 cm.

“Hiri ka mbuluar një sipërfaqe prej 20 kilometrash dhe reja e hirit ka mbuluar fshatrat aty pranë”, tha drejtori i Shërbimit Gjeofizik për të vazhduar: “Vullkani ka të paktën një vit që po përgatitej… dhe procesi vazhdon edhe pse është qetësuar pak tani”.


Shtuar 11.04.2023 13:46