U përfol per lidhjen me Klea Hutën, shpërthen Elgit Doda (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pasi e mohuan vazhdimisht lidhjen e tyre, vetëm dy ditë më parë, Elgit Doda dhe Klea Huta më në fund pranuan se janë çift. Dyshja postoi njëkohësisht në Instagram një foto ku Elgiti shihet duke i dhuruar një puthje në ballë prezantueses duke i vënë kapakun thashethemeve dhe dyshimeve.

Mirëpo reagimet pas këtij lajmi, duket se nuk i ka pritur dhe aq mirë producenti dhe këngëtari Doda. Në një postim të ri në Instagram, ai është shprehur i revoltuar për faktin që ai është vënë në qendër të vëmendjes vetëm për shkak të lidhjes dhe jo për punën.

“Çfarë i duhet arti një artisti?
Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një ‘scoop’ dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt! Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se kto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar. I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë publik ‘të pafajshëm’ me gjëra qe ja vlejnë sepse ky duhet te ishte misioni yt! Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin ‘Vend’!’-shkruan i revoltuar Elgit Doda.




Shtuar më 12/10/2017, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori