U mundua ta fshehë, zbulohet kush është i dashuri i ri i Bebe Rexhës (FOTO LAJM)

Bebe Rexha po dëshmon se jeta e saj e dashurisë nuk është ‘një rrëmujë’ siç ka kënduar në të kaluarën në këngën “I’m a mess”.

Bukuroshja shqiptare, e cila festoi ditëlindjen e saj të 31-të para disa javësh konfirmoi të enjten se ajo është në një romancë të re me kinematografin Keyan Safyari ndërsa të dy u fotografuan duke u puthur. Interpretuesja e hiteve befasoi të dashurin e saj me një udhëtim në një makinë ‘Ferrari’ për të festuar ditëlindjen e tij.

Bebe Rexha shihej teksa qëndronte në majë të gishtërinjve për të puthur të dashurin e saj të gjatë dhe të pashëm.

Keyan, i cili është një kinematograf televiziv dhe komercial, u pa i veshur mjaft me stil në ditën e veçantë të tij. Ai veshi një palë xhinse të zeza me një këmishë po të zezë, kombinuar me një palë çizme të zeza dhe syze dielli.

Këngëtarja e hitit “Call You Mine” vuri në pah linjat e saj atraktive trupore, ndërsa doli nga shtëpia e saj në një set të pajisur me dantella.

Shtuar më 19/09/2020, ora 09:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori