U mbajt festivali "Këngë Jeho - Strugë 2014" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Manifestimi "Këngë Jeho" ka mbyllur siparin e edicionit të 23-të me rradhë.

Gjatë tre netëve të organizimit të festivalit, janë paraqitur shoqëri kulturore artistike dhe të ansambleve nga shumë qytete.

Në natën e tretë të këtij festivali në skenë u ngjitën SHKA “Valët e Liqenit” nga Ladorishti, Ansambli “Emin Duraku” nga Shkupi, SHKA “Xheladin Zeqiri” nga Tetova dhe SHKA “Shote Galica” nga Hasi i Prizrenit.

Të gjitha shoqëritë prezantuan pjesë nga repertori i tyre artistik, që këtë vit ishte në nivel relativisht të mirë në përgjithësi, por duhet veçuar Ansamblin “Emin Duraku” nga Shkupi, një ansambël me traditë të disiplinës në skenë, lojë të përkryer dhe të kompletuar tërësisht në aspektin e etnokostumografisë, një nga elementet karakteristike të festivalit, gjë që shoqërive të tjera u mungonte ky element, si dhe figurat koreografike të realizuara me shumë sukses që u duartrokitën nga publiku i pranishëm. Vërejtja e vetme që mund ti bëhet këtij ansambli, ishte mungesa e orkestrës-që u zëvendësua me “CD”.

Programin e natës së tretë dhe përmbyllëse të festivalit e pasuruan dhe e fisnikëruan edhe këngëtaret Liri Rasha dhe Liljana Stafa, të cilat u mirëpritën nga publiku me duartrokitje.

Po ashtu, aktori Pajazit Murtishi është paraqitur në festival nga një pjesë e "Bagëti dhe bujqësi" e Naim Frashërit. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori