U "masakrua" nga bashkëkombasit pse mbështet Kosovë, Miss Serbia nuk ndalet (FOTO LAJM)

Edhe pasi u masakruan nga mediat serbe, pas gjesteve në mbështetje të Kosovës, Missi serb Irina Jovanka nuk ndalet!

Në postimin e radhës në rrjete sociale, Irina ka vendosur të risjellë në vëmendje vuajtjet e kosovarëve, dhe t’i japë një shembull njerëzve që mërziten që nuk mund të udhëtojnë dot në këto momente, që pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar botën.

“Nëse keni problem se nuk mund të udhëtoni dot, atëherë pyesni njerëz nga Kosova. Shumica prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë për 20 vite me radhë. Përpiquni të kuptoni njëri-tjetrin,”– shkruan Irina Jovanka në rrjete sociale.

Irina Jovanaka, miss-i serb që doli kundër të gjitha pritshmërive të popullit të saj, duke bërë shqiponjën në mes të Kosovës dhe duke kënduar “Xhamadanin”, vazhdon të tregojë hapur mbështetjen e saj ndaj shqiptarëve.

Shtuar më 08/04/2020, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori