U martua para një viti, ky është shkodrani që humbi jetën në Xhenova (FOTO LAJM)

Pëlqej
Krahas 27-vjeçari Marjus Djerri, shqiptari i dytë që humbi jetënItali ishte Admir Bokrina nga Shkodra.

Ai jetonte prej disa vitesh në Itali dhe vitin e shkuar ishte martuar.

Bokrina është 32 vjeç me origjinë nga Shkodra.

Prindërit e tij kishin 10 ditë që ishin kthyer në Shkodër, në vendlindje për pushime, kur dje kanë mësuar lajmin e trishte dhe sot janë nisur me urgjencë në Itali.

Fill pasi dëgjuan për tragjedinë që kishte ndodhur në Xhenova, prindërit e tij kishin tentuar të komunikonin me të, por ishte e kotë.

Admiri kishte qenë në të njëjtën makinë me Marjusin dhe po shkonin për në punë.

Shtuar më 15/08/2018, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori