U largua papritur nga "Përputhen", Erjoni: Pata debat të ashpër me Anën (FOTO LAJM)
Pak ditë më parë,
Erjoni i “Përputhen” vendosi në mënyrë të papritur që të largohej nga emisioni. Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi për herë të parë edhe arsyen e
këtij vendimi që i habiti të gjithë teleshikuesit.
Ai u shpreh se arsyeja ka qenë një
debat i
ashpër mes tij dhe Anës. “Ana tha se takimin që kishim bashkë e vlerësonte shumë. Më pas tha se nuk ishte për të mbyllur plagët e mia të vjetra. Gjërat ndryshuan. Patëm një
debat të
ashpër mes nesh për një gjë banale dhe më ofendoi rëndë. Nuk ja lejoj askujt në botë, e prandaj vendosa që të hiqja dorë nga Ana. Ishte e dukshme se aty isha për Anën. Ana më pas e kuptoi se nëse do më kërkonte një takim tjetër do e refuzoja”, shpjegoi ai.
Erjoni tregoi se nuk është bërë
pishman aspak se ishte pjesë e
këtij emisioni. “Do isha
pishman nëse nuk do të merrja pjesë. Është një eksperiencë e bukur”, përfundoi ai.
Shtuar më 08/10/2020,
ora 15:06