"U kry! Autostrada Tirane-Elbasan u hap për trafikun" (FOTO-LAJM)

UPDATE - Këtë të dielë është çelur për lëvizjen e automjeteve tuneli i autostradës Tiranë-Elbasan. Në ceremoninë e përurimit të përfundimit të punimeve morën pjesë disa nga krerët më të lartë të qeverisë. Shiritin e përfundimit të punimeve e preu si zakonisht kryeministri Berisha i cili fillimisht u prit në hyrjen e tunelit nga ana e Tiranës, nga deputetë të qarkut të Tiranës dhe kryetarë të komunave përreth.

Ai së bashku me ta përshkroi tunelin deri në daljen e Elbasanit, dhe u prit nga deputetë të Elbasanit, punonjës të firmës AKTOR.SA, si dhe qytetarë të shumtë. Këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë, kreu i qeverisë e ndau edhe me miqtë e tij në Facebook.

"Te dashur miq, sot e tutje ndryshoi gjeografia jone. Autostrada Tirane - Elbasan, tuneli i Krrabes u hap per trafikun. Mali i Krrabes qe deri sot ndante Tiranen nga Elbasani tani me tunelin e ndertuar i bashkon ato. Zoti e bekofte Shqiperine dhe zhvillimin e saj. Gezuar!!! Perpara drejt zhvillimit, perpara drejt fitores" shkruan Berisha ne Facebook.

Autostrada Tirane - Elbasan:
Ky tunel eshte me standartet e fundit europiane, eshte me dy tuba ne zemer te malit me gjatesi mesatare rreth 2.5 km secili.

Autostrad Tirane - Elbasan ka filluar ne muajin maj te vitit 2011 me punimet ne tunelin e Kerrabes.
Pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera te segmenteve rrugore para dhe pas tunelit.
Sot ne perrurojme perfundimin e tunelit ne nje kohe rekord prej 13 muajsh.

Ne dite jane germuar mbi 2000 m3 shkemb dhe jane derdhur mbi 550 m3 beton .

Kohe rekord per hapjen per qarkullim te segmentit nga Tuneli ne Elbasan dhe nje segment para tunelit nga Mulleti ne Ibe.

Keshtu rreth 2/3 e rruges eshte ne perdorim te qytetareve ku megjithe kushtet e veshtira dhe te vecanta atmosferike kompania ka arritur te realizoje nje volum te madh punimesh.

Shpejtesia levizje deri 120km/ore.
27 km e gjate, 4 korsi, tuneli 2.5 km i gjate, 7 mbikalime, 21 viadukte, 4 nenkalime,

Segmenti I (Sauk -Tuneli i Krrabës gjatesia 13 km)
Segmenti III (Tuneli i Krrabës – Elbasan gjatesia 11.5 km)
Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatesia 2.5 km )

Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton ose u kursen së paku 40 minuta kohë.

• Rruga kryesore drejt kryeqytetit për qytetarët e rretheve Elbasan, Librazhd, Korce, Pogradec, Kolonje

• Pjesa e pare e Boshtit te Jugut. (Cerrik, Belsh, Kucove, Berat, Tepelene,Gjirokaster, Delvine, Satrande)

• Skajet ekstreme jugore apo lindore te Shqiperise do te arrijne ne Tirane per me pak se 2 ore me perfundimin e segmenteve qe vijne pas autostrades se re.

Ne qarqet TiraneElbasan jane ndertuar 2100 km rruge, 310 shkolla e koshte, 230 qendra shendetsore e ambulanca, 170 Sistem ujesjellesash e KUZ e subvencionuar mbi 5000ha.
Shtuar më 16/06/2013, ora 19:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori