Hipi në avionin e Ramës, fansat bëjnë copë Albana Osmanin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Moderatorja shqiptare Albana Osmani ishte një nga personazhet e zgjedhur nga Kryeministri Edi Rama për të udhëtuar drejt Stambollit me Air Albania.

Por mesa duket një status i gjatë i Albanës për të treguar krenarinë që ndjen për këtë udhëtim, ka shkaktuar një revoltim të fansave të cilat nuk e kanë pritur fare mirë.

Shumica prej tyre këmbëngulin se avionët nuk janë gjë tjetër vecse një fasadë e vjetër e turqve e lyer me bojë, ndërkohë që të tjerë i kujtojnë Albanës se nuk ka vend për krenari kur cmimet janë stratosferike.

Statusi i plotë i Albanës:

Fluturo Shqipe 🇦🇱 krenare te jem pasagjere e Air Albania sot !Ku sapo ngjit shkallet te thone stuardeset : Mirëmëngjes! Emocion i vecante .. Nderkohe ne kete udhetim sebashku jane shume personaliteteve te nderuar te medias dhe televizionit qe nisim kete fluturim drejt Stambollit me avionin e pare Shqiptar . Dhe gezoj shume qe historia po rregjistrohet ne nje forme edhe me te vecante ,pasi shume prej pasagjereve kane veshur dhe bluza me luledielli ne mbeshtetje te femijeve te cileve u takon e ardhmja dhe shume Avione te tjere Air Albania, qe urojme ti cojne ne destinacionet e endrrave te tyre kudo , pa harruar token mëmë! #soproud #albania #fly #airalbania ✈️ 🇦🇱. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2018, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori