“Pashë ferrin në tokë, mbante aromë vdekjeje”, rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarit nga aksidenti me 57 viktima në Greqi

Rrëfimet e të mbijetuarve të aksidentit vdekjeprurës të dy trenave më Larisa të Greqisë dy ditë më parë janë tronditëse

Njëri prej të mbijetuarve, 20-vjeçari Dimitris Kostarelos, ka treguara për mediet greke momentet e tmerrit që përjetoi pas përpalsejs së dy trenave.

“Pashë ferrin në tokë. Mbante aromë vdekjeje”, tha i riu për mbrëmjen tragjike të së martës.

“U thyen xhamat dhe unë arrita të dal, të gjithë u hodhëm jashtëë. Ndihmonim njëri-tjetrin, ishte mire por dhe keq që ishim 20 veta bashkë”, tha 20-vjeçari. Nga përplasja e dy trenvae kanë mbetur të vrarë deri më tani 57 persona, ndërsa dyshohet se mes viktimave se 3 prej tyre të jenë shqiptarë.

Ndonëse shpresat për të mbijetuara janë shuar, ekipet shpëtuese vijojnë kërkimet në vendin e tragjedisë./albeu.com/


Shtuar 2.03.2023 16:02

Tags: