Vlonjati akuzohet se ka përdhunuar 20-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor

Një 57-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gjithashtu policia e Vlorës ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një 41-vjeçar, pasi ka kryer sjellje me natyrë seksuale ndaj dy shtetaseve të huaja.

Njoftimi policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. H., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 41 vjeç, pasi ka kryer sjellje me natyrë seksuale ndaj dy shtetaseve të huaja.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 12.06.2023 15:41