U kapën "mat" duke kaluar darkën bashkë, Trejsi në një lidhje me reperin shqiptar? (FOTO LAJM)

Ndonjëherë për të depërtuar në tregun muzikor mjafton vetëm një ‘beat’ dhe një tekst i goditur dhe voila.

Këtë na e ka vërtetuar më së miri Don Xhoni, që mori famë pas ‘freestyle’ të tij të famshëm në emisionin e Meriton Mjekiqit.

Pas asaj puntate ai u bë tepër i njohur, teksa ka publikuar “Tjera llafe” dhe bashkëpunimin me Encën dhe të dyja bënë namin.

Ndërkohë, së fundmi ai po përflitet për një lidhje të mundeshme me “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini.

Shkak janë bërë disa foto të publikuara nga “Telegrafi.com” ku dyshja shihet duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata duken mjaft të afërt, teksa deri më tani nuk kemi qenë në dijeni të ndonjë miqësie mes tyre.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre fotove, teksa Trejsi prej disa ditësh ndodhet në Prishtinë.

Trejsi Sejdini është një ndër modelet më të komentuara shqiptare. Shpesh ajo është bërë pjesë e skandaleve në vendin tonë dhe sigurisht që nuk ka munguar as vëmendja mediatike.

E lodhur nga skandalet dhe vëmendja e madhe mediatike, Trejsi vendosi të largohej disa muaj më parë drejt Shteteve të Bashkuara, por prej kohësh ndodhet në Shqipëri teksa nuk mungojnë udhëtimet e shpeshta në Kosovë.

Ajo vazhdon të merret me modeling dhe në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë fotot e shumta profesionale.
Shtuar më 25/11/2020, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori