Merr flakë një banesë në Vlorë

Foto ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë mëngjes në lagjen Partizani në Vlorë.

Dyshohet se një 68-vjeçar me probleme të shëndetit mendor i ka vendosur zjarrin banesës së tij ku jetonte, dhe me pas është larguar.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve teksa prej minutash kanë dyshuar se 68-vjecari gjendej në brendësi të saj.

Pasi kanë shuar zjarrin kanë konstatuar të kundërtën.

Ndërkohë dëmet materiale në banesë janë të mëdha teksa dhoma ku jetonte i moshuari është djegur plotësisht.

/albeu.com/


Shtuar 5.04.2023 09:21