Një tjetër "tradhtar" nga radhët e Kryemadhit, kush e pranoi mandatin
U injorua nga fotografët në festivalin e Kanës, ja çfarë thotë aktorja turke (FOTO LAJM)

Aktorja turke Fahriye Evcen e cila është në prag të martesës ka marrë pjesë në edicionin e 70 të festivalit të Kanës.

Më një pamje mjaft joshëse aktorja 29 u shfaq në tapetin e kuq të këtij festivali, por duket se diçka nuk shkoi si duhej.

Për fotografët aktorja ka qenë një personazh i panjohur, ndaj ata nuk kanë qenë të interesuar për t’i shkrepur foto bukuroshes turke.

Megjithatë aktorja e ka një përgjigje:

"Rëndësia jonë në botë nuk është shumë e madhe. Jo të gjitha na njohin"

Gjithashtu, ajo ka shtuar se i gjithë eventi ishte një eksperiencë shumë e bukur ku kryesisht veçoi takimin e aktoren e famshme italiane Claudia Cardinale me të cilën Evcen ka interpretuar në një film. Ajo gjithashtu falënderoi stilistin e saj Georges Hobeika për fustanin të cilin veshi në tapetin e kuq në Kanë. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2017, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori