Aksion i madh anti-drogë, FNSH rrethon Krujën

Një aksion policor në zonën e Krujës ka nisur prej orëve të para të ditës sot, 5 korrik.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se aksioni po zhvillohet kundër aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike.

Që në orët e para të mëngjesit dhjetëra forca policie dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë janë të angazhuara në këtë operacion dhe ndodhen në terren.


Shtuar 5.07.2023 10:25