EMRI/ Punëtori bie nga skela në Shëngjin, humb jetën rrugës për në spital

Një punëtor ndërtimi është rrëzuar nga skela e një pallati në Shëngjin.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunës dhe ndërsa po transortohej në spital, ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Arjan Lazri, 45-vjeç nga Kallmeti.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes kanë nisur.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 08:00, në Shëngjin, në Kune, shtetasi A. L. 45 vjeç, banues në Kallmet, duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes./albeu.com