U ftuan si çift në emision? Kiara reagon për herë të parë për lidhjen me Zerkën (FOTO LAJM)

Prej dy ditësh Kiara Tito po përflitet për një romancë të mundshme me Young Zerkën.

Shkaku?

Gjithçka nisi nga fotot e çiftit në Instagram, ku të ftuar në “Shiko Kush Luan” ata ishin “date-i” i njëri-tjetrit.

Madje “Panorama Plus” raportoi se kanë qenë burime pranë çiftit që kanë deklaruar se kjo ishte dhe arsyeja pse Luana i ftoi të dy në emision, në mënyrë që të kishte ekskluzivitetin e lidhjes së tyre në programin e saj.

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi i parë i Kiarës lidhur me këto zëra.

Ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku sigurisht është pyetur edhe rreth kësaj teme, por ajo ka zgjedhur të tregohet “diplomate” dhe mos të japë përgjigje.

“ǒthonë kështu për ty dhe Zerkën?”- ka pyetur fansja, teksa Kiara është përgjigjur: ” E pra, ç’bëhet kështu? Kur do na vijë kjo e shtuna mbrëma?”

Edhe ne mezi po presim të shtunën për të zbuluar se ç’ka në të vërtetë mes tyre, ndonëse mendojmë se lidhet me ndonjë lojë të emisionit.

Disa muaj më parë, Young Zerka i dha fund lidhjes 5-vjeçare me Ronela Hajatin dhe që pas ndarjes, s’kemi asnjë zhvillim të ri nga jetët e tyre private.

Ndërkohë Kiara bëhej shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të marrëdhënies së saj me këngëtarin Butrint Imeri.

Megjithëse lart e poshtë qarkullonin foto të dyshes që frekuentoheshin shpesh bashkë, ata nuk e pranuan asnjëherë të kishin pasur diçka me njëri-tjetrin.

Shtuar më 17/11/2020, ora 08:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori