U ekzekutua me 8 plumba, kush është viktima në Shkodër (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një atentat mafioz ka tronditur qytetin e Shkodrës paraditen e sotme, ku nga të shtënat me breshëri arme zjarri, ka mbetur i vrarë Fatos Ferracaku ndërsa i plagosur rëndë dhëndrri i tij Fatmir Mehaj.

Ndërkohë një motor është gjetur i djegur dhe dyshohet se është mjeti i atentatorëve të atentatit mafioz.

Fatos Ferracaku, ishte baba i 4 fëmijëve, tregtar peshku në Shkodër, gjithashtu rezulton të jetë në lidhje gjaku me Arjan Ferracakun, i cili humbi jetën në një atentat të ndodhur në Shkodër.

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë:

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.
Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112! /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2018, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori