U deshën 4 vite që Rihanna te zbulonte pse u tërhoq nga Grammy në minutën e fundit (FOTO LAJM)

Në vitin 2016, pasi nxorri albumin e saj Anti, ishte vendosur që Rihanna do të performonte në skenën e madhe të çmimeve “Grammy” dhe fansat ishin të entuziasmuar të dëgjonin projektet e reja të këngëtares.

Mirëpo ajo e anuloi performancën në minutën e fundit. Përfaqësues nga stafi i këngëtares u shprehën se ajo kishte bronkit dhe duhet të ruante zërin. Vetë Rihanna foli në Tëitter asokohe dhe u kërkoi falje fansave të saj për anulimin e shfaqjes.

Megjithatë ajo e ka cekur këtë çështje në një intervistë të fundit për British Vogue. Rihanna zbuloi se vuante nga ankthi dhe u largua nga studio, ku po bëhej gati për flokët dhe grimin.

Ajo gjithashtu pranoi se ende vazhdon që të vuajë nga ankthi sepse të qenurit gjithnjë në vëmendje dhe në një dhomë të mbushur më të famshëm, nuk mund ta përceptojë ende si normale dhe si realitet të saj.

Shtuar më 10/04/2020, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori