"U desh të këndoja këngë popullore që të shlyeja kredinë", këngëtari shqiptar flet hapur (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur Egzon Pireci, i cili ka qenë pjesë e “The Voice of Albania”, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të promovuar albumin e tij më të ri.

Ai tha është bërë pjesë e tregut të muzikës popullore, pasi kjo sipas tij i siguron më shumë të ardhura.

I pyetur nga Bieta, ai pranoi se shpeshherë bën edhe muzikë popullore, pasi është një zhaner që përqafohet më shumë nga publiku.

Duke bërë humor ai tregoi se kredinë arriti ta paguante brenda një viti me paratë e fituara nga dasmat.

“Me ta dhënë drejtë. Një kredi që kam provova ta paguaj me rrogë por nuk ia dola. U desh që të dilja me popullore që të shlyeja kredinë për një vit”, tha këngëtari.

Epo kjo duket më tepëfr si një rrëfim i sinqertë sesa një shaka nga Egzoni.
Shtuar më 15/11/2019, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori