U bë shkak që "Burj Kfalifa" shfaqi flamurin kuqezi? Reagon modelja shqiptare (FOTO LAJM)

Më 28 nëntor për festën e Pavarësisë Shqipërisë, ndërtesa më e madhe në botë “Burj Khalifa”, mori ngjyrën e kuqe dhe shfaqi simbolin e shqiponjës së zezë.

Kjo dhuratë erdhi nga Dubai si një urim për shqiptarët, për 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

E me t’u shfaqur kjo, në rrjetet sociale filluan edhe ironitë e shumta, ndër to edhe disa që shpreheshin se falënderues për këtë dhuratë duhet të jemi ndaj vajzave që vizitojnë shpesh Dubain.

E në mesin e këtyre vajzave të përfolura është edhe Arta Nitaj, e cila në ditën e flamurit i ka ngacmuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke publikuar imazhin e “Burj Khalifa” në InstaStory, me mbishkrimin “Urime”.

Por në një intervistë të fundit në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, Arta ka treguar se gjithçka është bërë në dozat e humorit dhe se nuk ka qenë ajo arsyeja që ‘Burj Khalifa” mori atë pamje më 28 nëntor.

“Unë kam qejf pak t’i ngacmoj ndjekësit se edhe mua më ngacmojnë shumë. Jo, unë nuk jam arsyeja edhe pse boll krenare do isha ndjerë. Jo, meritat i ka vendi vet, mirëpo me pas qenë meritore, do isha krenare”, është shprehur bukuroshja Nitaj.

Shtuar më 05/12/2020, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori