U akuzua për indiferencë ndaj viktimave të Londrës, flet gruaja myslimane

Një këmbësore e cila mbante një shami ngjyrë kafe dhe një pallto gri është fotografuar duke mbajtur një dorë në kokën e saj, dhe me tjetrën mbante celularin teksa kalonte pranë një viktime e cila po trajtohej në trotuar është kritikuar nga disa persona për indiferencë ndaj viktimave“po ecte duke injoruar gruan e lënduar.”

Gruaja ka dhënë një deklaratë për “Tell MAMA”, një grup që mbledh incidente anti-myslimane në Britaninë e Madhe duke thënë:

“ Jam e shokuar nga mënyra se si fotografia ime po qarkullon në mediat sociale

Për ata individë që kanë interpretuar dhe komentuar mendimet e mia në atë moment terrori, do të doja t’u thoja që jam ndjerë e dërrmuar që kam dëshmuar me sytë e mi pasojat e një sulmi terrorist si ai, gjithashtu më duhet të përballem edhe me shokun që më shkaktoi të shikoja foton time të stampuar në çdo rrjet social nga ata që nuk mund të shohin më larg se veshja ime dhe që dalin në konkluzione duke u bazuar në urrejtje dhe ksenofobi”, citohet gruaja nga “The Telegraph” përcjell Albeu.

"Ajo që nuk tregojnë imazhet është që unë kisha folur me dëshmitarë të tjerë duke u përpjekur të merrja vesh se çfarë kishte ndodhur, të shikoja nëse mund të isha e dobishme edhe pse kishte njetëz ne vendin e ngjarjes që po merreshin me viktimat”, ka shtuar më tej ajo.

Ajo më pas falënderoi edhe fotografin Jamie Lorriman i cili i doli në mbrojtje.

Lorriman, i cili tanimë jeton në Londër, është shprehur : “Pashë disa njerëz që po ecnin dhe një grua me telefon në dorë nëpër urë, aty ku shumica e viktimave ishin të shtrirë”.

“Kjo është arsyeja pse ajo në mënyrë të qartë duket e tmerruar dhe është e qartë se ajo është në shok”.

“I kam bërë disa fotografi kësaj gruaje, nga të cilat mund të shihni se ajo duket në gjendje të rëndë”. /albeu.com/















Shtuar më 25/03/2017, ora 00:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori