Turqia do të blejë sistemet mbrojtjese raketore nga Rusia (FOTO LAJM)

Turqia është duke negociuar me Rusinë për të blerë sistemet e mbrojtjes raketore S-400, edhe pse ajo ështe antare e NATO-s.

Zyrtarët e Kremlinit kanë thënë për televizionin rus "Rossiya-24", se "ata janë të interestuar t'i blejnë këto sisteme".

Vladimir Kozhin, ndihmës në Kremlin për bashkëpunim ushtarak, ka thënë se Rusia është e gatshme t'ia shesë sistemet e mbrojtjes raketore një anëtari të NATO-s, sepse kjo, sipas tij, është në përputhje me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe për shkak se sitemi S-400 është një model i vjetër dhe shpejt pritet të dalë nga përdorimi.

Ai ka shtuar se sanksionet e SHBA-së dhe BE-së mbi Rusinë, nuk kanë ndikuar shumë në shitjen e armëve nga Rusia, përcjell "Rel". /albeu.com/

Shtuar më 24/03/2017, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori