Salianji bën deklaratën e fortë: Ervis Martinajn e njoftoi policia të largohej nga hoteli, kishte tjetër plan për të

Gjatë seancës plenare në Kuvend Deouteti i PD-sv, Ervin Salianji foli për krimin e organizuar si dhe pvr personat që kanv vite që janë shpallur në kërkim dhe nuk janë kapur ende nga policia.

Ai thekson zhdukjen e Ervis Martinaj, fatibi të cilit nuk dihet ende.

Deputeti i PD-së ka dhënë një deklaratë të fortë duke thënë se Martianj është lajmëruar nga policia se tv tjerë kishin shkuar ta arrestonin dhe i është larguar.

Ervin Salianji: “Imagjino që ju thoni do sjellim një projektligj që vettingun e policëve ta bëjë i famshmi Ard Veliu i pashkollë, atij jepini abetaren. Doni t’i përdorni këta se ju erdhën zgjedhjet. Plumbi i Artë, u konfirmua që u dekonspirua. Nga 33, kapët 18 persona. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme. Dini gjë ku është Talo Cela? Kur e di Daily Maily që lëviz nëpër Tiranë, i bie që s’ka vullnet. Po Fatos Goga, Martinajt? Gjallë a vdekur? 5 minuta para se ai të shkonte në hotel, e njoftuat që të ikte se kishit një tjetër plan për të. Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni,” tha deputeti demokrat Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në Kuvend./albeu.com


Shtuar 6.10.2022 11:20