Turqia merr sot dy super avionët F-35, por me një surprizë të keqe (FOTO LAJM)

Pëlqej
Turqia pritet të marrë sot në dorëzim dy avionë të avancuar F-35, prodhim i Lockheed Martin në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar disa vite më parë, ku shteti turk dhe disa shtete të tjera europiane merrnin pjesë në prodhimin e avionëve në fjalë.

Lajmi konfirmohet nga autoritete zyrtare turke, megjithatë amerikanët janë dyshues tek besnikëria e Turqisë në aleancë me t'a duke hezituar që t'ja dorëzojnë avionët me kapacitet luftarak, shkruan Albeu.com.

Kështu, Turqia do të marrë sot dy avionët në fjalë, por ata nuk do të udhëtojnë në Turqi dhe as nuk do të mundet që të përdoren për luftim për shkak të mos përfshirjes së moduleve të luftimit në to.

Marrëveshja parashikon që avionët të qendrojnë nën administrimin e turqve për dy vite në një bazë amerikane në Teksas ku do të stërviten edhe pilotët.

Gjatë kësaj periudhe, krahas stërvitjes së pilotëve turq, amerikanët kanë kohë që të binden se Turqia nuk do të vazhdojë aleancën me Rusinë por do t'i rikthehet raporteve të ngushta me NATO-n.

Mediat amerikane shkruajnë se do të jetë kjo pika e kthesës që do të bëjë ushtrinë amerikane që t'ia dorëzojë plotësisht avionët turqve.

"Nëse jo, atëherë amerikanët do t'ia rimarrin avionët", raportojnë mediat e huaja. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2018, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori