Turqi, Jolie viziton kampet e refugjatëve sirianë (FOTO-LAJM)

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie ka vizituar kampet e refugjatëve sirianë në Turqi ndërsa ka shprehur mirënjohje ndaj autoriteteve për ndihmën e dhënë refugjatëve.


”Të gjithë refugjatët që takova janë shumë shumë të prekur dhe të trishtuar për situatën në vendin e tyre dhe për të afërmit e miqtë që kanë lënë pas”, u shpreh aktorja në një konferencë për shtyp.

Udhëtimi i Jolie, një e dërguar e Agjensisë së Refugjatëve të OKB-së, erdhi ndërsa Ankaraja ka shprehur një shqetësim gjithmonë e më të madh për numrin e emigrantëve në tokën e saj. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2012, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori