"Turp, Himara është Greqi", Flor Binaj shprehet i revoltuar (FOTO LAJM)
Sikurse shumica e shqiptarëve, aktori i njohur i “Portokalli”, Florjan Binaj ka vendosur të bëjë disa ditë pushimi në jugun e Shqipërisë.

Teksa ka qenë pranë kalasë së Himarës, Flori ka vënë re disa shkrime nacionalistë greke të tipit ‘Himara është Greqi’ të shkruara në mure me bojë, duke shkaktuar kështu revoltën e tij, të bërë publike edhe në llogarinë e tij në Instagra.

Aktori i humorit e konsideron turp që autoritetet përkatëse të vendit nuk i kanë fshirë këto shkrime, sidomos tani në kulmin e sezonit veror.

“Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si : “Himara është greqi dhe epir”, në muret e kalasë së Himarës…Min. e Turizmit si je? Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik…kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik…TURP!”-shkruan Flori në postimin e tij në Instagram.

Duket se edhe ndjekësit janë në një mendje me aktorin, duke u shprehur se është e patolerueshme që shprehje të tilla nacionaliste të lejohen në vendet ku frekuentohen më së shumti nga turistët dhe askush të mos gjejë një zgjidhje.
Shtuar më 11/07/2019, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori