Humb kontrollin e mjetit dhe “futet” në dyqanin e rrobave në Tiranë, zhduket autori (FOTO LAJM)

Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ditën e sotme.

Një 36-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe ka përdunduar duke u përplasur me një lokal dhe dyqan rrobash.

Menjëherë pas incidentit, shoferi është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Dervishi”, ndërkohë që policia po punon për kapjen dhe shoqërimin e personit në fjalë.

Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit B. C, 36 vjeç, pasi në rrugën

“Ibrahim Dervishi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje dhe më pas është larguar nga vëndngjarja. Po punohet për kapjen, shoqërimin e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com