Turi bën deklaratën që nuk pritej për Aurela Gaçen (FOTO LAJM)

Moderatori Turjan Hyska ka publikuar në rrjete sociale këpucët e këngëtares Aurela Gaçe, gjatë interpretimit të saj në skenë.

Ai ka përdorur këtë detaj për të vënë në dukje sesa energji shpenzon ajo në skenë.

“Këto janë kepucët e Aurela Gaçes!

Pas tre orëve së kënduari live, këpucët u dorëzuan.

Nuk e mbanin dot më "bishën" sipër tyre, ndërkohë Aurela vazhdoi të çudiste njerëzit dhe dy orë të tjera! Brënda asaj krijesës së vogël me trup, lindur në katin e dytë të një parafabrikati në Llakatund, vepron një ansambël, ku t’i gjen fuqinë e jugut, ashpërsinë e bukur të veriut dhe energjinë e Shqipërisë së mesme! Gjithçka është në sintoni perfekte, jashtë të natyrshmes, e pa shpjegueshme, gati gati hyjnore.

Ajo e do damarin shqiptar dhe shpirti ia këndon gjithë forcë. Kjo dihet! Ajo që më bëri përshtypje duke e ndjekur në shtëpine e saj të re të muzikës së gjallë ishte edukimi i publikut! Aurela kërkon butë, ëmbël por dhe me nerv ndonjëherë, të bind çdokënd prej nesh, sa e bukur është muzika shqiptare dhe ia arrin gjithmone. Nuk ka nevojë të njohësh muzikën që të kuptosh Aurelën, por mjafton të hapësh shpirtin.

Aurela është një grua 42 vjeç, 1,65 e gjatë, nënë e dy fëmijëve dhe nëse i vendos një mikrofon në dorë, papritur, shndërrohet në një krijesë mitologjike që të kafshon shpirtin aq ëmbël duke ta mbushur me dëshirë për të jetuar.

Në fund të fundit muzika është jetë.

Aurela nuk ka nevojë për lëvdata por disa gjëra duhen thënë. Në zymtësinë e jetës sonë alla shqiptarçe, ka sigurisht njerëz frymëzues, kristalë të vyer që duhen ruajtur me fanatizëm dhe një ndër ta është kjo zonja që shpërthen kur këmbët i shkelin tokë shqiptare!,”-përfundon Turi postimin në rrjete sociale./Gazeta Express/
Shtuar më 01/10/2017, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori