Mumifikoi me duart e saj të bijën, zbardhet misteri i uthullës dhe vajit

Ngjarja e rëndë ka tronditur jo vetëm Tiranën por mbarë opinionin shqiptar ku deri më tani thuhet se nënë e bijë u sakrifikuan pasi ishin besimtare në sekt fetar të krishterë.

Po kush janë Dëshmitarët e Jehovait dhe çfarë besojnë ata?

Nuk festojnë krishtlindje as pashkë dhe nuk njohin autoritetin e asnjë kishe që nuk është e tyrja.

Dëshmitarët e Jehovait një kult i krijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1870-ën, aktualisht ka shtrirë degët në të gjithë botën.

Sipas Biblës së tyre vetëvrasja është një fyerje ndaj Jehovait dhe besojnë në ringjallje.

Dëshmitarët e Jehovait janë një lëvizje fetare e krishterë, teokratike që fillimisht quheshin “Studentët Biblikë”. Ata vijnë nga kongregacioni i një grupi studentësh të Biblës themeluar në 1870-ën në Pensilvani nga Çarls Tejs Rasëll, dhe pretendojnë se praktikojnë kristianizmin e origjinës.

Sipas të dhënave në të fundit në 2019-ën nimëroheshin mbi 8 milion e 600 mijë dëshmitarët e Jehovait në të gjithë botën.

Ata nuk besonjnë në asnjë kishë tjetër, kanë interpretimin e tyre të biblës, nuk festojnë krishtlindje, pashkë dhe as ditëlindje. Të derdhësh gjak për ‘ta është mëkat ndaj dhe e kanë të ndaluar transfuzionin e gjakut dhe në rastet më ekstreme.

Ndryshe nga shumë besime të tjera dëshmitarët e Jehovait besojnë se vdekja nuk është vetëm vdekje e fizike por dhe shpirtërore.

“Kur një person vdes, ai nuk ekziston më. Vdekja është e kundërta e jetës. I vdekuri nuk sheh, as dëgjon dhe as nuk mendon. Asnjë pjesë e jona nuk i mbijeton vdekjes së trupit. Ne nuk mund të mendojmë se kemi një shpirt të pavdekshme.”

Gjithsesi ata besojnë se ringjallja është e mundur.

Ata besojnë se 144 mijë ndjekësit më të zellshëm të Jezusit do të ringjallen për të drejtuar së bashku me “të pasi Toka të jetë shkatërruar”.

Ata besojnë se shumë nga këto vende janë zënë tashmë dhe kanë mbetur vetëm 8 500.

Meqënëse ata besojnë në ringjalljen shpirtërore më shumë se në atë fizike, besimi i tyre nuk e ndalon djegien e trupit.

Ata e thonë qartë në udhëzimet e tyre se është një vendim personal i familjes për mënyrën se si do të përcillet i vdekuri.

Nuk mund të thuhet qartë se në cfarë besojën apo nuk besojnë Dëshmitarët e Jehovait dhe të duhen të gjitha rregullat e tyre për faktin se urdhëresat e tyre shpërndahen në qindra gjuhë të ndryshme.

Por dhe teologët kanë kritikat e tyre duke thënë me bindje se Dëshmitarët e Jehovait nuk e përkthejnë dhe interpretojnë me korrektësi Biblën.

Policia thekson se e ka gjetur gati të mumifikuar trupin e Anisa Josifit në krevatin e saj dhe besohet se kishte vdekur prej disa muajsh dhe nëna e motra ia lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull.

Në tekstet e Dëshmitarëve të Jehovait nuk gjenden të dhëna në lidhje me këtë praktikë, ndërsa dyshohet se shkaku i përdorimit të kësaj përzierjeje lidhet me nevojën e grave për të ndadalësuar dekompozimin e trupit.


Shtuar 3.07.2020 09:45