Tuna bën komentin pikant për klipin e Dafinës, si i kanë marrëdhëniet vajzat? (FOTO LAJM)
Tuna dhe
Dafina Zeqiri bënë namin në 2010 me super bashkëpunimin e famshëm me 2PO2, “Vibe” që pati mjaft sukses.
Mirëpo, diçka ndodhi mes tyre dhe më pas dy këngëtaret u tha se nuk flisnin me
njëra-tjetrën dhe kjo për shkak të disa deklaratave të
Dafinës, ose përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.
Gjërat mes tyre u dukën që nuk ishin ok, kur
Tuna zhduku pjesën e refrenit të
Dafinës në këngën “Vibe”, duke e modifikuar nëpër koncerte.
Megjithatë, zjarri mes tyre u shua në 2018, kur bënë paqe dhe postuan një foto me
njëra-tjetrën në SHBA.
Një muaj më parë
Dafina tha në NIN se marrëdhënia mes të dyjave është shumë e mirë dhe la të kuptohet se të dyja i kanë kërkuar ndjesë njëra-tjetrës!
Dhe si duket ajo që tha
Dafina është shumë e vërtetë, madje ato tani edhe e përkrahin
njëra-tjetrën.
Tuna ka publikuar pak më parë në Instastory këngën e fundit të
Dafinës, në bashkëpunim me Ledrin dhe Lumi B, duke treguar mbështetjen e saj ndaj koleges.
Por, mbishkrimi që shoqëron videon është thjesht pikant…
Pussy poëer- ka shkuar
Tuna.
Tashmë që marrëdhënia mes tyre është rregulluar le të kryqëzojmë gishtat që të bashkojnë forcat për ndonjë hit.
Tuna duket se ka nisur xhirimet e këngës së re, teksa ka dyshime se mund të sjellë një bashkëpunim me Soni Malajn dhe Yll Limanin.
Shtuar më 02/07/2020,
ora 09:06