Trup perfekt si të saj? Lori Hoxha bëri publike dietën (FOTO LAJM)

Me siguri kur shikoni fotot e Lori Hoxhës në rrjete sociale, admironi linjat perfekte dhe barkun e sheshtë, të cilin të gjithë duam ta kemi.

Por, për të pasur një trup të tillë duhet punë dhe heqje dorë nga shumë ushqime që të kalojnë në mendje gjatë ditës!

Për ndjekësit e saj në Instagram, trashëgimtarja e “Top Channel” ka treguar dietën që ndjek për të ruajtur linjat dhe për të qenë kaq në formë.

Po pyesnit veten nëse Lori ha mëngjes? Jo, sepse ajo mban dietë 16-18 orë në ditë.

“A je strikte me dietën tënde dhe cili është mëngjesi yt tipik?”- e pyet një ndjekëse, ndërsa Lori i përgjigjet:

“Unë e evitoj mëngjesin sepse unë mbaj dietë për16-18 orë në ditë. Rutina e mëngjesit përfshin 1 litër ujë shoqëruar me një americano”

Por si ia bën kur tundohet nga karbohidratet? Ja ku e keni përgjigjen:

“I bëj pjesë një herë në javë në sallatën time. Gjithashtu ha 30 gram pasta, që përmban shumë proteina.”

Për të sqaruar më tepër për dietën e saj, Lori do të publikojë shumë shpejt edhe një video në kanalin e saj në Youtube.

Jeni ende të interesuar për një trup si të Lorit, apo po ju hahet diçka e mirë që tani?
Shtuar më 15/09/2020, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori