Trumpit i del sekreti në shesh gjatë një takimi të rendësishëm (FOTO LAJM)

Pëlqej
Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i ka shpëtuar një detaj i rendësishëm gjatë takimit me familjarët e viktimave të sulmit të javës së shkuar në një shkollë në Florida.

Për të krijuar simpati me të pranishmit dhe publikun, në fund të listës së pikave kyçe të fjalimit të tij, Trump kishte shtuar edhe "I hear you".

Kjo është një frazë që tregon simpati me bashkëbiseduesin edhe nëse ti nuk bie dakord me çdo gjë që ai thotë. Pavarësisht kësaj, ti e pranon mendimin ndryshe dhe i lejon atij t'a shprehë.

Ka një debat të madh tani në SHBA për lejimin e armëve tek civilët pas rritjes së ndjeshme të numrit të sulmeve në shkolla apo vende koncertesh.

Demokratët kërkojnë forcimin e ligjeve për armëmbajtjen deri në ndalimin e tyre për civilët, por nga ana tjetër janë republikanët dhe kompanitë e armëve që kundërshtojnë një gjë të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori