Shkarkohet drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër, kush e zëvendëson

Në Gjirokastër kanë nisur ndryshimet e para në rang drejtorësh. Kështu, bëhet e ditur se është shkarkuar kreu i drejtorisë së Shërbimeve Komunitare Utilitare Iljaz Memushi, i cili e mbante këtë post prej 9 muajsh në vend të tij u vendos Astrit Kore.

Ndërkohë që Memushi u vendos drejtor i ujësjellës kanalizimeve për qytetin e Gjirokastrës, ketë post me parë e mbante Gentjan Llogo ,me vendimin e ri nga qeveria Rama për shkrirjen e drejtorëve të ujësjellës kanalizimeve, Llogo u emërua drejtor i qarkut të Gjirokastrës në ujësjellës kanalizime.