Trump do takohet me princeshën e Britanisë, ja çfarë thoshte për fotot e saj nudo (FOTO LAJM)

Pasi është takuar me kryeministren britanike, Theresa May në Shtëpinë e Bardhë këtë të premte, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar se ka pranuar ftesën e Mbretëreshës Elizabeth II për një vizitë zyrtare bashkë me Zonjën e Parë, Melania.

Princi Uilliam, Princi Harry dhe Kate Middleton mësohet se mund të jenë të pranishëm gjatë kohës që Trump do të jetë në Pallatin Mbretëror, por Dukesha e Kembrixhit, tashmë ka një arsye për të shmangur takimin.

Më 2012, Donald Trump, ka folur rreth fotove nudoKate Middleton, të cilat ishin realizuar nga paparacët teksa ajo ishte në një plazh privat me pushime në Francë, për të cilat ka thënë se askush nuk do ta humbte rastin për të bërë foto nudoKate sepse kjo gjë do të sillte shumë para.

Postimi i Trump në Tëitter shkaktoi reagime edhe në publik, të cilët e quanin atë që sot është Presidentit i SHBA-ve, të pamoralshëm. /albeu.com/

Shtuar më 29/01/2017, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori