Trondit gazetari: Vis Martinaj gënjen, dy persona hynë me automatikë në lokal, ku fshihen tani (FOTO LAJM)

Pëlqej
Gazetari i sektorit të kronikës Flamur Vezaj ka dhënë një version të tijin në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi dhjetë ditë më parë në Bllok ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha.

Sipas Vezajt, i cili ka publikuar një status në Facebook, të pranishëm në lokal kanë qenë mjaft persona të tjerë të armatosur nga krahu i Vis Martinajt dhe që kanë qëlluar të parët ndaj efektivitit të Batalionit të Operacioneve Speciale, Mevjol Billo.

Vezaj shkruan se policia po manipulon ngjarjen duke shmangur implikimin e Martinajt në këtë histori, ndërkohë që sipas gazetarit në lokal janë qëlluar 30 plumba dhe të gjithë kanë qenë të armatosur.

Postimi i Vezajt
Ervis Martinaj, i plagosur lehte ne qafe mbremjen e 4 tetorit ne lokalin ku mbeti i vrare “ushtari” i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos po i afermi i tij Eljon Hato, kerkon te lirohet nga burgu! Edhe kete radhe, si rastet e tjera, kerkon t’ia hedh drejtesise duke ia faturuar perseri shokeve apo personave te tjere fajin per ngjarjen e ndodhur ne lokal!

Qe nga dita e ngjarjes e deri sot, ai me ndihmen e atyre qe marrin rroge te kompania e tij e basteve, zyrtar te policise dhe ish-efektive te liruar ne 2013 nga policia tashme eksponent edhe te opozites, po punon qe ngjarja te marr nje rrjedh banale dhe qe ai vet nuk ishte i perfshire!

Por faktet flasin ndryshe, fakte keto qe po punohet forte qe te ndryshohen edhe prane Laboratorit te Policise Shkencore te Ministrise se Brendshme apo edhe me manipulimin e prishjen e provave te tjera filmike!

Nga te dhenat e grumbulluara mesohet se prokuroria ka ngritur mjaft dyshime se Martinaj nuk thote te verteten per ngjarjen, duke u ndihmuar edhe nga pronari i lokalit Redi Popesku dhe policia e shtetit qe nuk jep asnje informacion shtese!

Sipas disa burimeve nga policia dhe prokuroria ne vendin e ngjarjes dyshohet se kane qene se bashku me Martinajn edhe dy efektive te tjere te policise (njeri i drejtorise se Durresit) qe jane identifikuar dhe qe kane dijeni per ngjarjen me arme per te cilet Martinaj nuk flet!

Nuk flet edhe per dy shoket e tij, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari (i aferm i Arber Çekajt te arrestuar ne Gjermani si pronari i 613 kg kokaine te bllokuar ne Shqiperi) se bashku me Renato tepelensin (keshtu njihet) dhe qe ende edhe sot policia nuk ka derguar ne prokurori ndonje informacion per vendndodhjen e tyre apo pyetjen e tyre te cilet kane dijeni per sherrin!

Nuk flet edhe per ish-efektivin e policise i njohur si Santiago (dyshohet si vrases) qe ka hy ne lokal duke mbajt ne dore nje automatik MP5 (e qe po fshihet ne zonen e “Kinostudios”) bashke me Fabiol Gaxhen qe mbeti i vrare, fytyrat e cileve jane fiksuar nga kamerat e sigurise ne hyrje te lokalit!

Ervis Martinaj nuk flet, sic nuk ka derguar edhe policia ndonje informacion ne prokurori se ku perfundoi arma e Eljon Hatos dhe sa plumba jane shkrep nga pistolet e tij dhe kush e hoqi nga vendi i ngjarjes?

Burimet thone, se Martinaj dyshohet se ka qene personi qe ka nisur sherrin me Komandon, fillimisht me grushta e me pas “ushtaret” e tij kane qelluar me arme ndaj efektivit te forcave komando (familjar i Elvana Gjates) qe eshte detyruar te vetmbrohet po me armen e njerit prej sulmuesve te “bandes” se Martinit!

Gjthashtu prokuroria dyshon se Martinaj ka qelluar me arme dhe per kete fakt i jane marr mbetjet ne duar dhe jane derguar ne laborator per ekzaminim, ku thone se po nderhyjne disa zyrtare te policise dhe ish-zyrtare per ta perjashtuar kete dyshim!

Ne vendin e ngjarjes, thuhet se jane fiksuar rreth 30 vrima plumbash ne mur, kolona, te shkrepura nga disa drejtime e ne lartesin e njeriut qe provon se nuk jane shkrepur vetem 11 plumba dhe eshte qelluar drejt dhe jo ne ajer!

Eshte ngrit dyshime se R.Popesku pronari i lokalit nuk thote te verteten, pasi po tenton te perjashtoj nga perplasja direkte Ervis Martinajn duke mos dhene detaje per personat e tjere qe kishin arme dhe qe kane qelluar!

Prokuroria mesohet se eshte vene ne kerkim edhe te nje pistolete me leje (jo e ushtarakut) nga e cila jane shkrep disa plumba ne lokal!

Mesohet gjithashtu se kamerat e lokalit “Bilioneri” perball vendit te krimit jane fshire me dashje pasi aty jane fiksuar personat para dhe pas sherrit duke u larguar!
V.O. Ne ditet ne vazhdim tjerat....
Shtuar më 17/10/2018, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori