Trondit Biden: Në Bosnje e Hercegovinë ka pasur gjenocid të planifikuar, jo luftë (FOTO LAJM)

Ish-presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, duke folur në përvjetorin e Këshillit të Bosnjë e Hercegovinës në Washington, ka thënë se të gjithë qytetarët e Bosnje-Hercegovinës duhet të vazhdojnë përpjekjen për të ardhmen pas mbijetesës ndaj gjenocidit.

"Për këtë arsye ju e kujtoni të kaluarën. Duhet t'ua përkujtoni fëmijëve. Të gjithë duhet ta dinë atë. Keni dhënë shumë viktima për një qëllim.

Ju të gjithë i kuptoni ngjarjet e pafalshme, arsyet për mosreagim dhe të gjitha rastet kur bota nuk ndërhyri. Ju mbijetuat. Humbët familjet. Humbët shtëpitë. Luftuat për të ruajtur dinjitetin.

Ajo nuk ka qenë luftë civile. Ai ka qenë gjenocid. Gjenocid i planifikuar. Dhe ai ka ndodhur para syve të gjithë Europës", ka thënë Biden, transmeton "Al jazeera".

Ai ka shtuar se Perëndimi nuk ka pasur bashkëndjenjë e as simpati ndaj Bosnje-Hercegovinës, ndërsa gjërat kanë filluar të ndryshojnë kur u panë xhirimet e të rinjve myslimanë nga Srebrenica e Zhepa.

"Ta përkujtojmë tragjedinë nëpër të cilën ka kaluar populli juaj. T'ia përkujtojmë botës. 100 mijë të vdekur, dy milionë të shpërngulur, 20 mijë vajza e gra myslimane të përdhunuara", ka thënë Biden. /albeu.com/


Shtuar më 27/02/2017, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori