Treshe për qejf me Tatën! Të gjitha fotot e "Dan Bilzerianit" të Shkodrës (FOTO LAJM)

Fotot e tyre treshe në shtrat bënë xhiron e rrjeteve sociale para se Renard (Frederik) Tata të arrestohej për shfrytëzim prostitucioni.

Gjatë ditës së djeshme, njëra prej vajzave që shihet e shtrirë në krevat me Tatën dhe bashkëshorten e tij ka dalë në emisionin "Me Zemër të Hapur" duke i kërkuar falje gruas së Tatës pasi kishte patur raporte seksuale.

Ajo deklaroi se me gruan e tij ishte shoqe, por pavarësisht kësaj, Ardita tha se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Renard Tatën, ndërsa i kërkoi falje Sonilës. Ndërkohë, vajza nga Shkodra, u shpjegua edhe për fotot që qarkulluan në rrjetet sociale, që sipas saj ishin bërë pa të keq, dhe ishin shpërndarë në ‘Facebook’.

“Me Rinardin kam shkuar, se kam pasur të dashur. Kam shkuar me të pa dijeninë e gruas së tij.

Atë e kam shoqe. Ajo të më fal, e kam bërë gabim. Nëse më sheh sot, i kërkoj të falur. Me Rinaldin kam shkuar pak herë.

Më pëlqente ndaj shkova. Sonila sot po e mëson për herë të parë. Edhe kur kam dalë, kam dalë bashkë me të.

Më ka nxjerr për qejf, se jemi të varfër. Aty e kam pëlqyer Rinardin. Sonila mund të ndihet e tradhtuar. I kërkoj të falur.

Sonila të tëra gjërat i mban përbrenda. Fotot në shtrat i bëmë për qejf të tre, dhe asgjë tjetër më shumë. Dhe i postuam në ‘Facebook’ për qejf”.

Shtuar më 04/10/2018, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori