Transferimi i Ronaldos te Man United, Buffon: Me të drejtë mendoi për veten e tij

Portieri i Parmas, Gianluigi Buffon, ka thënë se Cristiano Ronaldo e ka menduar mirë vendimin e tij për t’u larguar nga Juventusi dhe për t’iu bashkuar Manchester Unitedit dhe se zgjedhja e tij ishte e drejtë dhe duhet respektuar.

Superylli portugez befasoi me rikthimin e tij në Old Trafford, ndërkohë që spekulohej se mund të shkonte te Manchester City.

“Nuk mendoj se tifozët duhet të befasohen. Ai e ka reputacionin e një profesionisti të madh, i cili me të drejtë mendon shumë për veten”.

“Në këto tri vite, ka kontribuar me paraqitje të shkëlqyera dhe ka shënuar shumë gola. Nuk shoh asgjë jologjike në zgjedhjen e tij për t’u larguar, ai e ka menduar shumë”.

“Juve është në një periudhë tranzicioni, nuk e di nëse është e tërësishme ose vetëm struktura. Në situata të këtilla humb paksa. Kur ke një trajner si (Massimiliano) Allegri, ndoshta nuk e arrin objektivin, por i afrohesh shumë”, ka thënë Buffon për Radio Anch’io Sport.


Shtuar 6.09.2021 18:41