Trendin e fotove gjysmë të zhveshura, në Shqipëri e paska nisur Eli Fara (FOTO LAJM)

Këngëtarja, Eli Fara është një nga artistet më të njohura shqiptare e cila ka tërhequr përherë vëmendjen me zërin dhe pamjen e saj.

Eli përherë është cilësuar si një nga femrat më të bukura shqiptare dhe përherë thuhet se për të koha nuk kalon pasi ka mbetur po e bukur si vite më parë.

Së fundmi, Eli është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto ku shfaqet 19 vite më parë në një pozë që për atë kohë ka qenë shumë e guximshme. Në foton bardh e zi, këngëtarja shihet pa rroba teksa pozon për aparatin shkruan xing.al.

“Kthim në kohë, 2000”, ka shkruar Eli pranë fotos që është komentuar dhe pëlqyer shumë nga fansat. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori