Trendi më i rëndësishëm i kësaj vjeshte nuk kushton më shumë se 1000 lek (FOTO LAJM)

Nuk ka absolutisht asnjë veshje më thelbësore, që gjithmonë është lënë në hije, sesa çorapet.

Sigurisht, ato nuk janë gjithmonë qendra e vëmendjes në një veshje, si xhinset tuaja të preferuara apo palltoja juaj, pasi në shumicën e kohës janë të fshehura.


Por të flasim sinqerisht, tani është koha që ato të marrin vëmendjen e madhe të stilistëve dhe ia kanë dalë ta bëjnë këtë sezon.

Veshja e çorapeve me sandale, këpucë apo edhe atlete është kthyer në një trend të madh që e kanë sjellë edhe stilistët më me famë të modës në pasarelat e tyre.

Për rreth 1000 lekë të rinj, ju mund të transformoni paraqitjen tuaj dhe të bëni kombinimetfantastike të çorapeve me këpucët apo atletet e sezonit.

Nëse keni nevojë për ide, ne ju sjellim më lart kombinimetfantastike që kemi parë.

Shtuar më 05/10/2019, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori