Trendi i momentit, vetulla në formë gjysëm hëne (FOTO LAJM)

Mesa duket trendet në "Instagram", nga java në javë ia lenë vendin njëra-tjetrës.

Këtë rradhë risia është sërisht në vetull. Por një vetull ndryshe pikërisht në formën e gjysëm hënës.

E para që solli këtë trend ishte Hayley Bui, një influencuese në Instagram e cila numëron 557,000 ndjekës. Bui është gjithashtu edhe themeluese e ‘Hayley Cosmetics’.

Gjithsesi, sado reale të duket, vetullafoto nuk është ‘vizatuar’ nga vetë Hayley. Në fakt vetulla në fjalë nuk është bërë me mjeshtëri as nga ndonjë artist.

Sepse, vetulla-hënë është thjesht një punë e mirë me fotoshop.

Editimi i fotos është bërë nga Stefan James, një 20-vjeçar që ka një agjenci të vetën të modelingut dhe e filloi karrierën duke edituar foto.

Tashmë, si duket vetulla-hënë po kthehet në një trend të kërkuar në Instagram.
Shtuar më 31/05/2019, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori