Trendi i kostumeve, këta janë VIP-at shqiptarë që zgjodhën të veshin rozë (FOTO LAJM)
Trendi i fundit i veshjeve, ashtu sikundër është vënë re janë kostumet e ngjyrave të ndryshme.
Ngjyra rozë është ajo më e preferuara madje edhe më e parapëlqyera nga meshkujt.
Njësoj, edhe kostumi rozë po shndërrohet në një must have të
pashpjegueshëm të garderobës për djem; themi i
pashpjegueshëm sepse është e çuditshme si një ngjyrë e cila deri dje perceptohej kategorikisht për vajzat, befas sot, po na dalin ngado djem të njohur me kostum rozë.
Getoar Selimi e veshi një të tillë tek klipi i
këngës “Malena” me Majk.
Kurse Robert Berisha zgjodhi një rozë të zënë për t’u dukur klas në një shërbim fotografik.
Edhe Mozzik dhe Loredana u kombinuan në rozë për klipin e
këngës së tyre "Julie".
Mesa duket kjo tashmë është një tabu e thyer edhe nga vip-at shqiptare.
Shtuar më 05/07/2019,
ora 11:20