Janë qëlluar 21 herë me “scorpions”, kush ishte shënjestra e vrasjes së dyfishtë në Elbasan?

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e dyfishtë që tronditi Elbasanin ku mbetën të vdekur Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku.

Sipas informacioneve të mbledhura nga grupi hetimor në terren, shënjestra ishte 40 vjeçari Lulzim Bitri, pavarësisht se viktimë mbeti edhe 50 vjeçari Ardjan Çollaku.

Deri më tani nuk janë zbuluar autorët e këtij sulmi me breshëri, por dihet që pamjet filmike janë regjistruar nga më shumë se 40 kamera të cilat po mbikëqyren me imtësi.

I vetmi detaj që dihet është fakti se ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardjan Çollakut është qëlluar më shumë se 21 herë me “scorpions” dhe kallashnikov./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 13:22