Tremben mediet serbe: Kadri Veseli po blen armë nga Pentagoni (FOTO LAJM)

Mediat serbe vazhdojnë "luftën" me Kosovën, sidomos pas shembjes së murit në veri të Mitrovicës dhe ndalimin e trenit me mbishkrimet nacionaliste serbe, ku ndër të tjera shkruhej se "Kosova është Serbi".

Së fundmi, mediat serbe shkruajnë se si "shiptarët" po blejnë armë nga Pentagoni dhe se në krye të këtij operacioni është vënë Kadri Veseli.

"Veseli ka thënë se deputetët kanë për qëllim që të ndajnë buxhet për blerjen e armëve ekzekutuese, tankeve, artilerisë dhe minahedhësve, në vlerë prej 35.5 milionë euro", shkruan gazeta serbe "Informer", e cila shton se këto armë më pas do t'i shprëndahen shqiptarëve në veri. /albeu.com/

Shtuar më 09/02/2017, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori