Onana shumë pranë Manchester United, Interi kërkon zëvendësuesin

Me Andre Onana, tani një hap larg Manchester United, skuadra e Interit po gjurmon në merkato për të zgjedhur pasardhësin e tij.

Çmimi i Mamardashvili është i pranueshëm, por Marotta po mendon për një profil eksperience, personaliteti dhe që nuk kushton shumë.

Kështu, tre emra përfunduan në fletoren e dëshirave të zikaltërve: Yann Sommer, të cilin Bayern Munich është i gatshëm ta largojë në formë huazimi; Keylor Navas, i cili është rikthyer te PSG dhe ka kontratë që i skadon në vitin 2024; si dhe Hugo Lloris, i cili do të largohet nga “Spurs”, pavarësisht se ka dhe 1 vit kontratë.

50 milionë, plus bonuset që do të vijnë nga Manchester United nuk do të investohen për portierin pasues të Onana, edhe sepse objektivi i madh zikaltër, Vicario, pret një aventurë të re te Tottenham.

Në fakt, një pjesë e këtyre parave do të përdoren për të bërë një tentativë me Chelsean për Lukakun, duke qenë se blutë nuk dëgjojnë kur bëhet fjalë për një huazim të ri të belgut dhe duan të rikuperojnë të paktën 40 milionë euro nga shitja përfundimtare e “Big Rom”.

Interi po skanon tregun për portierë me kosto të ulët dhe me përvojë ndërkombëtare. Për këtë arsye, Mamardashvili nga Valencia nuk është më prioritet. Marotta po kërkon duart të sigurta e të sprovuara, pra një “mbrojtës ekstrem” shumë të besueshëm, që dëshiron të përqafojë me bindje të plotë projektin zikaltër.


Shtuar 26.06.2023 16:36

Tags: , ,