Nga sot Maqedonia e Veriut hap kufijtë, çfarë duhet të keni me vete

Duke nisur nga dita e sotme Maqedonia e Veriut ka hapur të gjitha vendkalimet kufitare. Përjashtim bëjnë aeroportet. Megjithatë, edhe pse kufijtë u hapën, në fuqi mbeten masa sigurie për të kaluar.

Kështu, për të hyrë në Maqedoninë e Veriut është e detyrueshme të keni me vete një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë. Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë”.

Të gjithë ata që do të hyjnë në vend dhe nuk kanë një test negativ të koronavirusit me kohëzgjatjen e caktuar, do të dërgohen në karantinë shtetërore.

Ky vendim nuk do të vlejë vetëm për turistët e huaj që mund ta jenë në vend tranzit, të cilët duhet të kalojnë për 5 orë në cilindo kalim kufitar.


Shtuar 17.06.2020 07:36